E lanë 20 minuta ‘pezull’ në ajër/ Turqia reagon për incidentin me ministrin e Jashtëm grek: E kishim për sigurinë e tij

15/10/2020 12:35

Për rreth 20 minuta pilotët e avionit ku gjendej ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias qëndroi duke u rrotulluar në ajër për shkak se autoritetet e Turqisë nuk i dhanë leje që të kalojë në hapësirën e tyre ajrore.

Greqia pritet të lëshojë një not proteste lidhur me këtë ngjarje ndërsa nga ana tjetër Turqia mohon që mos dhënia e lejes të ketë ardhur qëllimisht.

Në një deklaratë të fundit, Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, u përgjigj se nuk ishte e vërtetë që avioni i Dendias u vonua qëllimisht. Përkundrazi, siç thotë ai, ata ishin të interesuar për sigurinë e tij, sepse pala greke nuk kishte paraqitur një plan fluturimi

“Thjesht erdhi në vëmendjen tonë atëherë. Ata nuk kishin paraqitur një plan fluturimi. Ishte e nevojshme që ne të reagonim në këtë mënyrë për sigurinë e ministrit grek “, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA