Dita e shkopit të bardhë/ Për shkak të pandemisë të verbrit nuk protestuan: Po na shkelen të drejtat

15/10/2020 19:58

Për shkak të pandemisë personat e verbër nuk kanë protestuar si më parë në ditën e shkopit të bardhë .Por në një konferencë për mediat kreu i shoqatës së të verbërve i ka kujtuar qeverisë se po i shkelen të drejtat.

Ardian Hysa president i shoqatës së të verbërve: Që nga viti 2009 e deri më sot nuk kemi pas rritje të pagesës së verbërisë, por vetëm indeksim edhe ai është bërë jo rregullisht.

Janë shkelur hapur të drejtat e të verbërve, që janë te statusi i të verbërve. Kanë rënë,e drejta për arsimim,e drejta për punësim, e drejta për strehim, e drejta për transport, e drejta për taksat dhe tatimet , pra janë shumë të drejta që janë mohuar.

Nuk janë dhënë detyrimet e prapambetura për shumë të verbër. Edhe pse sot që flasim janë bërë shumë gjyqe me sforco nga ana jonë. Disa qytete i kanë fituar gjyqet, por ato nuk zbatohen nga shteti dhe pse qeveria e ka detyrim pagesën për humbjen e gjyqeve.

Prej vitesh të verbrit ngrenë zërin tu sigurohen librat në brail edhe në audio të cilat i mbulon Shoqata me sforco. Ata i bëjnë thirrje ministres së mbërritjes sociale Ogerta Mansatirliu të kthejë sytë edhe nga ata si pjesë e kësaj shoqërie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA