Debati Rama-Meta për dekoratat/ Historiani i njohur: Debat që largon vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve

15/10/2020 21:58

Kohët e fundit në arenën politike shqiptare po zhvillohet një përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Ajo që bie në sy është edhe dhënia e shumtë e dekoratave nga presidenti Meta.

Historiani Romeo Gurakuqi tha se publiku është futur në një debat që nuk përbën interes.

“Për mua politika dhe media kanë futur publikun në një debat pa interes. Kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen e publikut nga shqetësimet konkrete. Jemi një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe që të rinjtë po largohen. Prandaj këtë debat e konsideroj si një debat që largon vëmendjen”- tha Gurakuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA