Teksa në studio po flitej mbi dekoratën e dhënë nga presidenti Meta, ndaj Avni Rustemit, në një moment debati katapultojë në aktualitet, ku analisti Frrok Çupi nuk ngurroi të akuzonte qeveritë e mëparshme për vrasje.
Ai iu drejtua Fahri Balliut duke i thënë se vetëm për vrasje nuk mund ta akuzosh Edi Ramën, pasi në vitet 97-98 sipas tij qeveria ka varë 3.000 persona.
Më tej ai shtoi se në Vlorë gjatë atyre viteve situata ka qenë kaotike dhe nëse avionët do të pranonin të bombardonin mbi Vlorën, qytetarët do të kishin pasoja të rënda.
Gjithashtu, Çupi theksoi se në ato vite qeveria kërkoi ardhjen në Shqipëri të disa vrasave iranianë të cilët ndodheshin asokohe në Bosnjë.
“Të gjithë këta që nga Meta dhe qeveria e post komunizmit janë vrasës, kemi një terror të vitit 97-98 që janë vrarë 3 mijë veta nga qeveria. I ka vrarë Republika e Shqipërisë. Sot qytetarët e Vlorës do të ishin pa sy, nëse avionët do të bombardonin vendin. U thërritën iranianë që kishin mbetur në Bosnje për të ardhur në Vlorë. Janë thërritur vrasës të tjerë që e ka pranuar vetë Ilir Meta. Kjo është një qeveri vrasëse”, tha Çupi.
Top Channel