Azerbajxhani thotë se ka çliruar edhe 8 fshatra të tjera nga Armenia

15/10/2020 18:25

Ushtria azerbajxhanase ka çliruar tetë fshatra të tjerë nga pushtimi armen, njoftoi sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Ushtria e lavdishme e Azerbajxhanit ka çliruar fshatrat Garadaghli, Khatunbulag, Garakollu të rrethit Fuzuli dhe Bulutan, Melikjanli, Kemertuk, Teke dhe Tagaser të rajonit Khojavend. Rroftë Ushtria e Azerbajxhanit! Karabaku është Azerbajxhan!”, shkruante Aliyev në Twitter.

Autoritetet azere shtonin se ushtria azerbajxhanase shtonin se më herët rreth 30 fshatra të tjera të tjera ishin çliruar nga forcat.

“Një shtetas tjetër azerbajxhanas u vra nga forcat armene sot, duke e çuar numrin e të vdekurve civilë në sulmet armene në 43”, thuhej në deklaratë duke shtuar se rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën okupimin ilegal të Armenisë për rreth tre dekada.

Përleshjet e fundit filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke shkaktuar viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani në bisedimet e kryera në Moskë, morën vendimin për një armëpushim humanitar duke filluar në orën 12:00 më 10 tetor i cili parashikonte shkëmbimin e trupave të të vrarëve dhe të pengjeve në Malësinë e Karabakut, por shkelje t ëtij janë denoncuar nga të dyja palët. (Anadolu)

Top Channel