Avni Rustemi, hero apo vrasës me pagesë?/ Plas debati në “Open”, Gjekmarkaj: Edhe Skënderbeu…

15/10/2020 22:40

Në 22 shtator të këtij viti, presidenti Ilir Meta vlerësoi Avni Rustemin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Pas kësaj shumë teori kanë dalë në dalë në ditë, ku shumë persona mendojnë se ajo dekoratë nuk duhej dhënë, pasi Rustemi ishte vrasës me pagesë, ndërsa të tjerë mendojnë se ai ishte hero i popullit. Një debat i tillë u nxit në studion e emisionin “Open”, ku analisti Agron Gjekmarkaj dhe ish-deputetja Melisa Doda ndanin mendime të kundërta.

Doda tha se sipas saj dekorimi i Avni Rustemit ishte i gabuar, pasi sipas saj ai ishte një vrasës me pagesë. Ndërsa Gjekmarkaj e cilësoi atë si hero të popullit, duke risjellë shembullin e Skënderbeut ku tha: “Edhe Skënderbeu merrte para nga Napoli për të luftuar ndaj turqve, por ai nuk ishte vrasës me pagës por hero”.

 

Melisa Doda: Avni Rustemi për mua nuk duhet të nderohet.

Agron Gjekmarkaj: Ajo që e ka përmbyllur më mirë se kushdo është ajo e Gjergj Fishtës. Kur ai u nis për Paris, ishte Zogu, Gurakuqi. Ai është hero dhe një model për mbrojtjen e vendit.

 

Melisa Doda: Nuk kundërshtoj absolutisht Esat Pashë Toptani është një person i dënuar nga historia. Avni Rustemi në aktivitetin e tij u soll si një person vrasës me pagesë.

 

Agron Gjekmarkaj: Ai ka qenë mësues, nuk dëshironte të bëhej vrasës, u bë për arsye kombëtare. Esat Pashë Toptani ishte me Antantën, do të bëhej Shqipëria e vogël.

Agron Gjekmarkaj: Skënderbeu vrau se pagoi Napoli ndaj Turqve, vrasës me pagesë është? Ju thoni është vrasës me pagesë dhe unë them që është hero.

Melisa Doda: Për mua një vrasës me pagesë nuk nderohet dhe për mua Avni Rustemi ishte i tillë.

Top Channel