Ngacmimet apo abuzimet seksuale me të mitur janë shtuar shumë në vendin tonë, që nga rastet brenda familjes e deri në rrethin shoqëror.
Mirgit Vataj, drejtori i Linjës së Ndihmës ndaj Fëmijëve nga Shoqëria Civile ka treguar se 1 në 3 fëmijë është ngacmuar një herë seksualisht në jetën e tij. Ai ka theksuar se duhet të kemi një profil të abuzuesve për ta pasur më të lehtë identifikimin e tyre.
“1 në 3 fëmijë është ngacmuar një herë në jetë seksualisht. Ka një problem të madh, është akoma më e vështirë kur ndodh brenda familjes. Duhet të kemi një profil të abuzuesve. Abuzuesit krijojnë afrimitet, luajnë me kuriozitetin e fëmijëve, nëse kanë nevoja ekonomike, mundohen të krijojnë afrimitet. Ka njerëz që kanë pasur status në shoqëri dhe kanë abuzuar, askush nuk është imunë. Nëse një prind mendon se fëmija tij është imun edhe i sigurt gabon. institucionet duhet të ketë një person për mbrojtjen e fëmijëve. Fëmijët duhet të flasin me fëmijët e tyre. Personat që merren me trafikim janë persona jo të rastësishëm. Gjatë sezoneve turistike trafikimi është më i pranishëm. Policia dhe prokuroria duhet të nisë hetim në lidhje me këta persona. Dua ti bëj ftesë kujtdo çdo prindi apo fëmije që ndihet i dhunuar apo ngacmuar të telefonojë në numrin 116 111”, tha Vataj.
Top Channel