​Britania e Madhe raporton rreth 19 mijë raste të reja me COVID-19

15/10/2020 19:39

Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe janë regjistruar 18.980 raste të reja me koronavirus.

Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me një ditë më parë, kur ishin regjistruar 19.774 pacientë, raporton Reuters.

Gjatë kësaj periudhe 138 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit me koronavirus.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Britani të Madhe me koronavirus janë konfirmuar 673,622 persona, prej tyre kanë vdekur 43.293.

Top Channel