Rreth 300 gr lëndë shpërthyese tritol u çaktivizua nga xhenjerët mbrëmjen e së martës në afërsi të Pallatit të Kulturës Labëria në qytetin e Vlorës.
Tritoli u vu re nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila ka bërë rrethimin e zonës në një përimetër prej 100 m. Pasi kanë mbërritur specialistët xhenjerë nga Tirana fillimish është vendos aparati për bllokimin e valëve të telefonit, pasi lënda shpërrthyese ishte e lidhur me celular për shpërthim.
Më pas u bë heqja e kapsollës nga tritoli dhe më pas edhe shpërthimi i kontrolluar. Ndërkohë që policia e Vlorës është duke marrë kamerat e sigurisë në të gjithë bizneset e asaj zone dhe po merr në pyetje personat kanë qënë pranë lëndës shperrthyese.
Top Channel