Shqiptarët e suksesshëm në Izrael/ Njihuni me Irenën, pjesë e kryesisë në Federatën e Shahut izraelit

14/10/2020 09:02

Shqiptarët janë të sukseshëm edhe në Izraelin e zhvilluar!

Një ndër ta është dhe shahistja dhe arbitra e shahut, IRENA STEIN – STEINOVA, e famshme në Shqipëri dhe e mirënjohur në Izrael.

Ajo është prej dy vjetësh në kryesine e Federates Shahut të Izraelit (The Israel Chess Federation) dhe në komisionin që kujdeset për shtytjen përpara të shahut te femrat.

Në një Izrael ku shahu është një prioritet gati kombëtar, me emra të mëdhenj, me Mjeshtër të Mëdhenj dhe Mjeshtër Ndërkombëtarë, për femra dhe meshkuj.

Por, cila është Irena?

Ja tregimi i saj për “Izraeli Sot”

“Unë kam qen shahiste e klubit “17 Nendori”.Në vitin 1982 kam qene nenkampione.

Ne Izrael erdha në vitin 1991. U vendosa në qytetin e Beer Sheves. Për 23 vjet nuk u aktivizova me shahun, thjesht sepse shahu të ha shume kohe dhe kerkon vetmohim. Si fillim me duhej të mësoja gjuhën hebraike, të bëja kurse kualifikimi, etj.

Para 7 vjetësh fillova të luaj në klubin e qytetit tim, Beer Shevës.

Aktivizohem në gara të ndryshme individuale edhe ekipore. Meqenëse kam pak kohe që aktivizohem ELO-ja ime nuk eshte shume e larte.

Kam eksperimentuar mësimin e shahut te femijët e edukimit special me kufizime mendore dhe autistë.

Suksesi ka qene mahnites, pozitiv dhe shume emocional.

Ka dy vjet që me kanë zgjedhur ne kryesine e Federates Shahut te Izraelit (The Israel Chess Federation) dhe në komisionin qe kujdeset per shtytjen perpara te shahut tek femrat”.

Urime kampiones shqiptare të lojës inteligjente!

FOTO GALERI
1/8

Top Channel