Rikthimi në izolim/ Itali, i mundur në Krishtlindje

14/10/2020 19:22

Italia rrezikon rikthimin në izolim në krishtlindje. Sipas virologut të universitetit të Padovas, Andrea Crisanti, shpreh shqetësim për ecurinë e situatës në vend dhe nuk përjashton një izolim të ri.

Rastet po rriten dhe frika e ekspertit është që nëse vazhdohet kështu, numri i rasteve të koronavirusit mund të rritet në mënyrë shqetësuese. “Nëse rastet vazhdojnë të rriten, kapaciteti i gjurmimit dhe i bërjes së testeve ulet dhe kështu hyjmë në një rreth vicioz që bën të rritet transmetimi i viruesit”, thotë virologu.

“Më shumë se sa masa mbi sjelljen, duhet bllokuar virusi. Pas 15 dfitësh, nuk do të doja të gjendesha në një situatë ku do të flisja për 15 mijë raste në ditë. Pikërisht për shkak të rritjes së infektimeve të regjistruar në këtë periudhë të fundit, Krisanti mendon se është e mundur një mbyllje e re, e dobishme për të reduktuar përhapjen e patogjenit. “Besoj se një izolim për krishtlindje, do të jetë në rendin e gjërave që duhen bërë. Mund të ristartojë sistemin, të ulë transmetimin e virusit dhe të zgjerojë gjurmimin e kontakteve. Kështu sic po vijojmë, sistemi është i mbingarkuar”, thotë ai.

Si shembull, virologu, merr britaninë e madhe që ka vendosur të kthejë izolimin gjatë periudhës së pushimeve shkollore. Rritja e numrit të të infektuarve është parashikuar edhe nga këshilltari shkencor në ministrinë e shëndetësisë në Itali, Valter Ricciardi. “Disa ditë më parë kam vlerësuar se nëse nuk do të merren masa mund të arrijmë në nëntor në 16 mijë raste në ditë. Në të vërtetë, ritmi i rritjes është aq i fortë sa që mund ta arrijmë këtë shifër akoma më shpejt. Ndaj është e nevojshme të respektojmë rregullat e vjetra dhe të marrim masa të reja”, ka thënë ai. Italia, javën e shkuar pa një rritje rastesh që shkuan në mbi 5 mijë në ditë, për të parën herë që nga kulmi i pandemisë në mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA