![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
MALLAKASTËR- Një person është arrestuar në Mallakastër pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”.
I arrestuari është R. C., 40 vjeç, banues në Mallakastër.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një shtetas pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
R. C., 40 vjeç, banues në Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Ballshit, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së parë Fier kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekje”.
Top Channel