Në një marrëdhënie me 72-vjeçarin/ Rrëfehet Julia: Ndonjëherë ndihem më e vjetër se ai…

14/10/2020 16:33

31-vjeçarja Julia Straub po jeton një romancë me dikë që është 40 vite më i madh se ajo.

Edhe pse shumë mendojnë se ata janë babë e bijë, ky fakt duket se nuk e shqetëson aspak Julian, e cila thotë se lidhja e tyre është shumë e fortë. Ata janë njohur një vit më parë, gjatë një seminari pune. Partneri i Julias, Bernad Hasenbank, ka tre fëmijë me dy gra të ndryshme nga lidhjet e mëparshme, dy prej të cilave janë pak më të mëdha se Julia.

“Ne u njohëm në një seminar në prill 2019. Disa vjet më parë, kisha këtë ndjenjë se do të takoja një burrë në të 70-at dhe do të kisha një lidhje shumë të fortë. Gjatë seminarit, pashë Bernd-in të hynte brenda dhe më pas u ul pranë meje. Dukej sikur e njihja nga një jetë e kaluar”,tha Julia.

Ndërsa Bernad u shpreh:

“Kur do të riktheheshim në apartamentin e rregulluar, Julia njohu një burrë tjetër në punë dhe nuk u kthye për dy muaj tek unë. Në shkurt të 2019-ës, ajo erdhi tek unë dhe që prej asaj kohë, nuk jemi ndarë më kurrë”.

Në pjesën më të madhe, çifti e harron plotësisht hendekun e moshës, por ata pranojnë se ndonjëherë ka gjëra që ua kujtojnë.

“Kur shihem në pasqyrë me syzet e leximit, shpesh i them vetes: “Je kaq i moshuar!” ; por gjithmonë me një buzëqeshje dhe humor”, tha Bernd.

Sidoqoftë, Julia pranon se në fillim të romancës së tyre, ajo shpesh mendonte për hendekun e moshës, duke shpjeguar:

“Ndonjëherë ishte shumë e vështirë për mua të bëja dallimin midis paragjykimeve që kisha dhe diçkaje me të cilën me të vërtetë nuk ndihesha mirë. Por me kalimin e kohës, mund të shoh që hendeku i moshës është si një iluzion dhe nuk e mendoj më aq shumë. Mosha është shumë relative. Ndonjëherë ndihem më e moshuar se ai, ndonjëherë ndihem si të jem në të njëjtën moshë me të”, ka shtuar ajo.

Julia tregon se Bernd është më i madh se babai i saj, i cili është 67 vjeç dhe e ëma 60 vjeçe.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA