Kush zgjidhet President/ SHBA, qyteti që e gjen gjithmonë!

14/10/2020 10:26

Banorët e Qarkut Vigo në Indiana kanë një aftësi të çuditshme.

Me përjashtimin e dy rasteve në vitin 1908 dhe 1952, çdo kandidat për të cilin kanë votuar që nga viti 1888, ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Për këtë arsye, kush e njeh fenomenin në fjalë, e mban njërin sy nga votuesit e qarkut Vigo për të parë dritaren që ai mund t`i ofrojë botës lidhur me rezultatin e presidencialeve në SHBA, thotë BBC.

Mjaft fermerë të zonës këtu mendojnë se Donald Trump është “bileta e vetme fituese”. Ata mendojnë se presidenti ka bërë punë shumë të mirë. Administrata Trump është kritikuar në disa lagje për ndërprerjen e bisedimeve stimuluese me demokratët javën e kaluar që mund të kishin ndihmuar pronarët e bizneseve të vogla të goditura nga pandemia. Megjithatë, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e politikanëve, vërtetësia më shumë sesa ligji dhe rendi është përparësi për një pjesë të votuesve këtu. Trumpi nuk është një politikan I mirëfilltë, ai nuk është i lëmuar, është i vërtetë ashtu siç e sheh, thonë ata, dhe mbi të gjitha, e do vendin e tij.

Top Channel