Kina insiston që ekspozita franceze e Genghis Khan të mos përdorë fjalët ‘Genghis Khan’

14/10/2020 19:24

Një muzeum artistik në qytetin francez të Nantes ka anulluar një ekspozitë pas ndërhyrjes së Pekinit, çka në Perëndim u interpretua si përforcim i diskriminimit të Kinës ndaj mongolëve etnikë.

Muzeumi francez ka shtyrë ekzibicionin e tij për perandorin gjakësor mongol Genghis Khan pasi qeveria kienze akuzon se tenton të rishkruajë historinë.

Muzeumi historik ‘Château des ducs de Bretagne’ thotë se ka shtyrë për tre vjet ekzibicionin për udhëheqësin e tmerrshëm të shekullit të 13-të.

Drejtori i muzeumit Bertrand Guillet: “Kemi marrë vendimin të shtyjmë këtë produksion në emër të vlerave njerëzore, shkencore dhe etike që ne mbrojmë”.

Ai shtoi se autoritetet kineze kërkojnë disa modifikime siç është heqja e disa fjalëve nga skenari si “Genghis Khan,” “perandori” e “Mongol” si dhe kanë kërkuar të drejtë aprovimi për hartat brposhurat dhe ilustrimet e ekzibicionit.

Ekzibicioni francez ishte planifikuar në bashkëpunim me Muzeumin e Mongolisë së Brendshme në Hohhot, të Kinës.

Muzeumi e quajti ndërhyrjen “censurë” dhe shtonte se thekson “ashpërsim të qëndrimit të qeverisë kineze kundër minoritetit mongol”. (Guardian)

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/10/genghis-khan-kryeluftetari-mongol-qe-mund-te-jete-vrasesi-me-i-madh-i-te-gjitha-koherave/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA