Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetete e Bashkuara.
Kompania kërkimore pyeti dhjetëra mijëra njerëz mbi zgjedhjet e ardhshme të 3 nëntorit. Megjithatë, siç njofton Zëri i Amerikës, mbështetja për Trump është më e fortë në Evropën Lindore. Në Francë, pothuajse dy të tretat e të anketuarve dëshirojnë një fitore të Biden, ndërsa 16 për qind favorizojnë Presidentin Trump.
Danimarka favorizon më së shumti Biden me 80 për qind të të anketuarve, kundrejt 6 për qind që shprehën mbështetje për Trump. Në Gjermani, mbi 70 për qind e të anketuarve dëshirojnë një fitore të Biden.
Ndërsa në Evropën Lindore ndodh e kundërta. Në poloni, gjysma e banorëve kanë mendim të favorshëm për presidentin amerikan, nivel ky më i larti në Evropë. Vendimi i Trump për të rritur numrin e trupave amerikane në poloni është shumë popullor. Trump po ashtu merr vlerësime edhe në kosovë, për përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje mes serbisë dhe kosovës. Pavarësisht se kush do të fitojë, shumë evropianë besojnë se rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të ketë një ndikim të madh në këtë anë të Atlantikut. Interesi për fushatën po rritet ndërsa zgjedhjet e 3 nëntorit po afrojn.
Top Channel