Dhunë ndaj bashkëshortes, shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit e goditje mjeti, arrestohen 3 të shpallur në kërkim

14/10/2020 09:28
Foto ilustruese

Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.

Y. K., banues në Durrës është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës u arrestua pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse E. D., 24 vjeç, banues në Durrës u arrestua pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”. Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi: E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel