“Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh ndarje”, Meta ‘marrëveshje’ me Ruçin: E pranoi…

14/10/2020 10:07

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nuk mund ta niste më mirë ditën, veçse me një pikturë të Isa Boletinit në Presidencë.

Sipas asaj që shkruan Kreu i Shtetit, ka bërë një ‘marrëveshje’ me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi duke rimarrë pranë vetes pikturën e Boletinit.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Top Channel