Aplikimet për Lotarinë Amerikane vijojnë, ndërsa ditën e sotme, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://oë.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.

Top Channel