Një makinë ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset që po shuajnë flakët.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak panik në zonë.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel