Momenti i shpërthimit

Rreth 300 gramë lëndë shpërthyese tip tritol është çaktivizuar nga xhenierët mbrëmjen e sotme na afërsi te Pallatit të Kulturës “Labëria”

Lënda tip tritol është vënë re nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila ka bërë rrethimin e zonës në një perimetër prej 100 m.

Pasi kanë mbërritur specialistët xhenierë nga Tirana fillimisht është vendos aparati për bllokimin e valëve të telefonit, pasi lënda shpërthyese ishte e lidhur me celular dhe prej tij merr dhe komandën e shpërthimit.

Pasi kanë bllokuar valët , është bërë heqja e kapsollës nga tritoli dhe më pas është shpërthyer me komandë kapsolla.

Ndërkohë që policia e Vlorës është duke marre kamerat e sigurisë në të gjithë bizneset e asaj zone dhe po merr në pyetje shoferët e automjeteve që kanë qenë pranë lëndës shpërthyese.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak.Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Top Channel