Një tragjedi në familje ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një nënë humbi jetën bashkë me tre fëmijët e saj në një aksident horror.
Blogerja 29-vjeçare, Zoe Powell, vdiq së bashku me dy vajzat e saj, Phoebe 8 vjeçe dhe Amelia 4vjeçe, e vëllain e tyre të vogël Simoen në një autostradë në Oxford. Ndërkohë bashkëshorti i saj 30-vjeçar dhe foshnja e tyre 18-muajshe po luftojnë për jetën në spital.
Miqtë i kanë bërë homazhe familjes e cila ishte përballur me një sërë tragjedish së fundmi, pasi iu dogj edhe shtëpia. Sipas policisë një trailer i madh “HGV”, drejtuar nga një 56-vjeçar, i kishte përplasur duke i hedhur shumë metra më tutje.
Sipas dëshmitarëve të zonës, aksidenti ishte i përmasave të papara ndonjëherë dhe se makina me të cilën udhëtonte familja ishte shtypur si “kanaçe”.
Top Channel