Zhdukja e Julian Çelës, djalit 10-vjeçar që tronditi gjithë opinionin publik është e mbuluar me mister. Top Story do të analizojë një pistë tjetër sa i përket zhdukjes së Julian Çelës.
“Babai i Julianit në atë kohë ka patyur një detyrë të rëndësishme.Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me punë e tij duke qënë se anë atë kohë po hetonte cështje të rëndësishme”, shprehet Anila Hoxha.
9 shtatori i 2011 do të shënonte fundin fatal për një nga gjyqtarët e Vlorës. Automjeti tip Mercedes Benz i Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, në momentin kur ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht. Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami tritol, nga shpërthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të shpëtonte.
Ekzekutimi mafioz i Skerdilajd Konomit shkundi strukturat shtetërore që të vihen në lëvizje për zbulimin e autorëve. Mes agjencive që iu transmetua urdhri për mbledhjen e informacioneve për këtë vrasje ishte edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. SHIK udhëzoi agjentët në terren, sidomos në Vlorë dhe Durrës që të grumbullonin informacione që mund të çonin në zbardhjen e vrasjes së Skerdilajd Konomit.
Mes personave që u ngarkua me këtë detyrë në Durrës ishte zv.drejtori i SHIK, Isa Çopa. Por, vetëm pak javë pas marrjes së këtij urdhri, në 24 tetor 2011, Çopa gjendet i shkrumbuar brenda automjetit të tij në Plazhin e Currilave. Brenda makinës është gjetur pistoleta e tij që kishte shkrepur një herë. Policia tha paraprakisht se dyshonte për vetëvrasje, nisur edhe nga një mesazh që i ndjeri i kishte dërguar në telefon të birit.
I risollëm këto ngjarje në kujtesë për të bërë lidhjen me një nga pistat kryesore të zhdukjes së Julian Çelës. rrëmbimi i të miturit mund të jetë bërë nga persona të interesuar dhe që lidhet me detyrën e Skënder Çelës, babait të Julianit. Në atë kohë ai mbante detyrën e nëndrejtorit në Drejtorinë e Antiterrorit në SHISH dhe mbulonte Sektorin Kundër Krimit të Organizuar. Rrëmbimi vjen pas dy vrasjeve të bujshme, gjyqtarit Konomi dhe kolegut të tij Çopa.
Top Channel