Le të rikthehemi edhe një herë në vitin 2011 kur Marto Bejaj humbi kontaktet me familjen. Kur s’kishin kaluar as 15 ditë një telefonatë do të zgjonte shpresat e familjes. Policia po njoftonte familjarët që të shkonin dhe të merrnin djalin në Durrës pasi ishte gjetur aty.

“Kishte djali 15 ditë I ikur, në kërkim e sipër na marrin nga Durrësi. Drejtori I Policisë së Durrësit na thonë që ëshët gjetur Mateo. Na vijnë disa bashkëfshatarët tanëme makinë, Shakajt se ishin njoftuar dhe ata nga Arben Malaj që djali është gjetur. Pastaj na marrin nga policia e Vlorës, ishet drejtor Ylli Metko, na thotë eja se do shkojmë të marrim djalin në Durrës se është gjetur. Gëzim I pa parë…. Sapo po bëheshim gati na thonë që nuk është djali juaj”, tregon mamaja e Marteos.

Ky lapsus i rëndë i shefit të Policisë së Durrësit, do të zgjonte dyshimet e forta tek familjarët. Habia ishte sesi mund të gabonin institucionet shtetërore, në një çështje kaq delikate?!

“Erdha në Vlorë te Policia dhe kërkova se si mund të gabojë policia e shtetit, se nuk ma tha një njeri i rrugës por ma tha shteti. Ata na thanë që ishte Marteo Bejaj i biri i Elhamit dhe Arjanës i vëllai Brisildës dhe Fabjolës por nuk ishte 14 vjec por ishte 23 vjec. Unë që aty e kam pikën e dyshimit të parë, nuk e kam besuar kurrë. Pastaj i kam kërkuar drejtorit Ylli Metko atëherë një takim me këtë djalë që ta njoh kush ishte ky. Asnjëherë nuk ma mundësuan këtë takim,” shprehet Arjana Bejaj

Jo pak herë ndodh që të ketë persona me të njëjtin emër dhe mbiemër, madje të jenë të njëjtë edhe emrat e prindërve. Por rastësisa do të ishte shumë e madhe sikur të kishte edhe dy motra me të njëjtin emër si Marteo.
Në këto dyshime Top Story bën indentifikimin në regjistrinn e gjendjes civile dhe nuk rezulton asnjë person tjetër me këtë emër dhe mbiemër, e aq më pak me ngjashmëri deri te emrat e prindërve.

Top Channel