Nëse vitet e para Greqia dhe Italia kanë qënë destinacionet se ku trafikoheshin fëmijët shqiptarë tani harta është pasuruar. Anglia dhe Gjermania janë kthyer në dy vendet kryesore për trafikim e fëmijëve shqiptar.

“Anglia ëshët një destinacion ose është kthyer tani në një destiancion sa i përket trafikimit të fëmijëve. Gjithashtu Gjermania është kthyer në një destinacion , kryesisht edhe Hollanda. Kemi një rënje të trafikimit të fëmijëve drejt Greqisë dhe Italisë. Dhe një shtim të trafikimit të fëmijëve drejt Hollandës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Anglia mbetet destinacioni kryesor për shka edhe të emigracionit që po bëhet nga shqiptarët,” shprehet Mirgit Vata.

Ky dokumentar është një apel i fortë për çdo prind, që të monitorojnë çdo moment fëmijët e tyre, pasi jetojmë në një kohë, ku hakmarrja dhe peversiteti nuk kursen asnjë moshë.

Top Channel