Tiranë/ Shpërndarje lëndësh narkotike në shkolla, përndjekje e ish të dashurës, drejtim mjeti pa leje, arrestohen 8 persona

13/10/2020 13:05
Foto ilustruese

8 persona janë arrestuar gjatë kësaj të marteje(13.10.2020) nga Policia e Tiranës.

Këta përsona kanë rënë në prangat e uniformave blu për vepra penale të ndryshme.

3 persona kanë rënë në pranga pasi merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle.

Një shtetas është arrestuar përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.

Ndërsa 4 personat e tjerë janë arrestuar për shkak të shkeljeve të ndryshme të Kodit rrugor.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit  të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të personave që shpërndajnë lëndë narkotike nëpër shkolla, ambientet pranë tyre apo në çdo ambient tjetër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirorganizuar, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri” kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit S. J., G. P dhe K. A., për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 350 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një shumë parash të dyshuara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celular.

Po nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse ka përndjekur ish të dashurën e tij në mënyrë të vazhdueshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-M. B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-E. G., 27 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një shkop bejsbolli.

– L. S., 50 vjeç, pasi në rrugën “Egnantia”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

-A. U., 24 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. M., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel