Robert Aliaj shpërthen në “Open”: S’janë artistë ata që futen në politikë, e bëjnë për të fituar para

13/10/2020 21:42

Robert Aliaj ishte i ftuar në “OPEN” ku mori pjesë në temën “Politikë me artistë” ka folur pa dorashka për artistët që janë përfshirë në parti politike.

“Nuk ka sinqeritet kur futesh në politikë. Politika nuk ka asnjë dimension human. Bëhen njerëz që fokusohen tek vetja vet, dhe shkatërrojnë çdo liri.

E bëjnë për të fituar para, për përfitime personale. Se janë keq nga gjendja ekonomike. Ik më mirë bëhu taksist, se me vërte je taksist ama ke shpirtin e lirë të artistit.

Unë nuk do e bëja, sepse nuk mund të përziej artin me politikë. Nëse nuk je i lirë nuk je artist

Shembulli numër 1 është Edi Rama, e dua shumë si artist, por që kur u fut në politikë nuk njihet më. Keni dhe Hitlerin, ishte piktor e shihni si u bë politikan,” tha Aliaj.

Top Channel