Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, një pjesë e kryqëzimeve rrugore në qytetin e Durrësit kanë qenë të përmbytura këtë mëngjes.
Situata ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pamundësi për të lëvizur nga këmbësorët kryesisht në kryqëzimet dhe trotuaret e rrugëve në lagjet 12 dhe 17 të qytetit.
Probleme kanë hasur veçanërisht nxënësit e shkollave në këtë pjesë të qytetit që janë përballur me pamundësinë për të kaluar në rrugët e trotuaret e përmbytura. Probleme janë shkaktuar dhe në bizneset përgjatë këtyre rrugëve, që pas reshjeve të shumta të shiut gjithmonë gjenden nën pushtetin e ujit.
Kjo situatë e vazhdueshme krijon vështirësi të theksuara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Top Channel