Tërmeti i fuqishëm në Japoni, lëshohet urdhër evakuimi për 300,000 njerëz
Qipro po pezullon një skemë që jep shtetësinë dhe garanton udhëtimin pa viza në të gjithë BE për ata që investojnë një minimum prej 2 milion euro (1.8 milion).
Kjo vjen pasi gazetarët e Al Jazeera filmuan zyrtarë qipriotë duke përdorur skemën për të ndihmuar një biznesmen kinez me një histori kriminale.
Një nga ata që filmuan ishte kryetari i parlamentit i Qipros, Demetris Syllouris, i cili tha se ai do të tërhiqej derisa të përfundonte hetimi.
Masa hyn në fuqi muajin tjetër.
Z. Syllouris, i cili është zyrtari i dytë më i lartë shtetëror i Qipros, tha se ai do të tërhiqej nga detyrat e tij nga 19 Tetori.
Në pamjet video të kapura nga gazetarët e fshehtë të Al Jazeera dhe të publikuara të hënën, Z. Syllouris duket se përdor ndikimin e tij për të ndihmuar në marrjen e shtetësisë për biznesmenin fiktiv.
Të martën, Z. Syllouris dha një deklaratë duke kërkuar falje për “këtë imazh të pakëndshëm të përcjellë tek publiku Qipriot … dhe çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar”.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi qeveria tha se kishte miratuar një propozim për të pezulluar skemën – programin e shtetësisë për investime.
Top Channel