Kryeministri i vendit, Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një nga qendrave të kreativitet teknologjik në botë “TUMO”, që po zhvillohet në ambientet e Stadiumi “Air Albania”
Rama është shfaqur me të njëjtën maskë të zezë me trëndafil që bëri bujë ditën e djeshme, ndërsa po inspektonte në mes të shiut me një mushama të zezë të veshur. Ai ka theksuar se po hapet një faqe të re në kapitullin e fëmijëve dhe synohet që të hapet edhe Tumo 2.
“Ky është një ngushëllim për më të vobektit, fëmijët, kjo është një histori suksesi. Kjo është arsyeja se përse po punojmë për të shkuar përtej çerdheve, kopshteve. Ne bëhemi bashkëfajtorë në një faj të madh që në mungesë të alternativave u japim I-phonin borxh. Bëjmë një gabim që ka përmasat e fajit në raport me të nesërmen e tyre, në kushtet që ne si prindër jemi në dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjmë që të mos cenojmë imagjinatën e tyre, të nesërmen e tyre duke ua bërë më të lehtë aksesin e paparashikueshëm. Ishte e pamundur që të rikthehet në realitet që nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte në mes një urë miqësie, partneriteti, që është fondacioni shqiptaro-amerikan, unë e di se çfarë heq me Michael Grnof për të nxjerrë lekë. Unë kam një parashikim, mbase nuk gaboj nuk mendoj se kjo qendra nuk do të mbyllet e një tjetër do t’i shtohet, do të jetë e para që do të ketë Tumo 1 dhe Tumo 2. Tirana është e treta pas Armenisë, Parisit dhe Berlinit dhe do të jetë i pari që do të ketë Tumo 1 dhe Tumo 2. Më vjen mirë që një fëmijë do të hyjë në këtë botë magjike dhe që do të kenë instrumente që kanë bashkëmoshatarët e tyre në Berlin apo edhe Moskë, nuk e harrova pa e përmendur Moskën. Duke hapur këtë hapim një faqe të re në kapitullin e fëmijëve”, tha Rama.
“TUMO Tirana” mirëpret pas shkolle fëmijët nga mosha 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të ushqejnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling. Rreth 1,000 fëmijë në muaj do të kenë mundësi të rrisin njohuritë e tyre dhe të bëhen fitues të bursave të ofruara nga Bashkia e Tiranës.
Top Channel