Pse politika ka kaq shumë nevojë për artistë në kohë të zgjedhjesh, diskutimi në Open

13/10/2020 21:20

Profesoreshë Belina Budini foli në Open për rëndësinë e përfshirjes së artistëve në politikë e sidomos në kohë zgjedhjes, temë kjo që po diskutohet në emision.

Nisur nga përfshirja e një numri të madh figurash të artit në politikë, pak para zgjedhjeve të 25 prillit, ajo e shpjegoi kështu: Lidhet me kontekstin ku ne jemi, për zhvillimet demokratike. Ky afrim me artistët ilustron , këtë nevojë të artikuluar në grupe të shumta. Kjo është një qasje popullore.

Me artistët shohim një kanal të ri për të çuar para një kauzë në politikë, kështu formohen alternativa të reja, artistët janë të mirë se ardhur, që mos të jemi peng e pikëpamjeve të vjetëruara.

Patjetër artistët duhet të jenë akoma më prezentë dhe akademikët. Padyshim ka vend për kritika, por nuk kemi pse habitemi me këtë gjë. Mua më duket optimiste si qasje.

Top Channel