Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain Regjisori Robert Budina është përplasur në “Open” me aktorin Laert Vasili lidhur me betejën për teatrin Kombëtar.
Vasili akuzoi Budinën, që ishte edhe drejtues i Aleancës për Teatrin, se u përdor politikisht nga PD, për një kauzë që nisi si qytetare.
Si fakt, Vasili solli anëtarësimin e Budinës në Këshillin Kombëtar të PD, të cilin ky i fundit u detyrua ta pranojë.
Debati mes tyre:
Laert Vasili: E ke përballë, është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Aty vinin çdo natë partitë opozitare dhe merreshin me qytetarët që dëshironin një zgjidhje për Teatrin. Kuaza u tradhtua për qëllime politike. Tradhtia ishte se ajo që filloi si kauzë qytetare u uzurpua. Ata që përbënin kryesinë e Aleancës së Teatrit sot janë deputetë.
Robert Budina: Ne e shembëm teatrin. Ne futem forcat RENEA
Laert Vasili: Jo. Ju e zaptuat teatrin
Eni Vasili: A ndiheni i përdorur politikisht
Robert Budina: Jo
Laert Vasili: Kur u zgjodhe në Këshillin Kombëtar të PD?
Robert Budina: Në 2018 jam regjistruar si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
Aktualisht Robert Budina është përzgjedhur si kandidat për deputet në listat e PD.
Top Channel