Paralajmërimi i OKB: Toka, një ferr ‘i pabanueshëm’

13/10/2020 21:03

Ka patur një rritje të madhe të katastrofave natyrore gjatë 20 viteve të shkuara dhe për këtë fajësohet kriza e klimës, thanë kombet e bashkuara.

Kërkuesit drejtojnë gishtin nga liderët politikë dhe ata të biznesit që sipas tyre kanë dështuar të veprojnë për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimaterike dhe për të evituar që planeti të shndërrohet në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz.

Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 1 milionë njerëz dhe ka prekur mbi 37 milionë të tjerë, ka nxjerrë në pah dështimin e thuajse të gjitha vendeve për të parandaluar një valë vdekjesh dhe vuajtjesh, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të ekspertëve – thuhet në raport.

Nga viti 2000 deri në 2019, ka patur 7348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë këtu tërmete, tsunami dhe uraganë, që kanë marrë 1.23 milionë jetë njerëzish, kanë prekur 4.2 miliardë njerëz dhe kanë shkaktuar 2.97 trilionë dollarë humbje ekonomike në shkallë globale, përllogarit zyra e kombeve të bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat UNDRR.

Kjo është thuajse dyfishi i 4212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999 tha OKB në raportin e saj të fundit, kostoja njerëzore e katastrofave 2000-2019.

Top Channel