Pamje të rënda/ Brenda spitaleve britanike, aty ku pacientët po përballen me pandeminë COVID-19

13/10/2020 16:56

Thuajse e gjithë bota ndodhet në një situatë kaotike si pasojë e koronavirusit.

Britania e Madhe, së fundmi është duke përjetuar një valë të dytë të koronavirusit, pas asaj të fillimit të pandemisë. Sipas raportimeve, rastet me COVID në vend janë rritur me 40 %. Kujtojmë që një ditë më parë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson prezantoi planin e ri të reagimit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kreu i qeverisë duke iu adresuar ligjvënësve në Dhomën e Komunëve, bëri me dije se nuk do të ketë izolim të ri kombëtar dhe as mbyllje të shkollave apo universiteteve, por një ndërhyrje me tre nivele, sipas shkallës së përhapjes së infeksionit. Ndërkaq, media britanike “Daily Mail”, ka publikuar pamje nga brenda spitaleve në vend, ku gjendja shëndetësore e pacientëve paraqitet tejet e rënduar.

Nën “pushtetin” e aparaturave, pamjet e mëposhtme tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj pandemie. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel