Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manaji ishte i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”.

Gjatë fjalës së tij në studio, ai tregoi arsyen se përse gjatë kësaj periudhe ka qëndruar disi i tërhequr. Deri më tani sipas Manjanit, atë nuk e kanë telefonuar asnjë dhe nuk i kanë bërë asnjë ofertë politike. I pyetur nga gazetari Dyrnjaja, nëse do të telefonohej njëkohësisht nga Basha, Kryemadhi dhe Rama çfarë do të zgjidhte. Manjani u përgjigj se atë parti që do të premtonte rithemelimin e republikës evropiane të Shqipërisë, duke shtuar se me aq sa ai ka parë, partitë aktuale ne vend nuk e sigurojnë një gjë të tillë.

Denis Dyrnjaja: Jemi në krye të fundit të herës së bisedës dhe unë nuk mund të rri pa iu pyetur sepse iu shoh shumë aktiv në biseda, rrjete sociale, por nuk iu gjej si kandidat. Do të jeni në zgjedhje, keni ndonjë ofertë politike, jeni vetë veçuar, ju kanë veçuar? E di përse iu pyes, sepse unë dje kisha një bisedë me profesor Përparim Kabon dhe më shqetëson shumë kualiteti i përfaqësimit në parlament dhe po shohim shumë emra, thashë t’ju pyesja duke qenë se iu kam në studio.

Ylli Manjani: Për pjesën personale është fare e shkurtër, nuk kam refuzuar asgjë, sepse nuk kam pasur asnjë ofertë, nuk kam çfarë të refuzoj.

Denis Dyrnjaja: Do të ishe aktiv nëse do të ftonit?

Ylli Manjani: Unë besoj që me përvojën që kam, moshën që kam, në atë që kam akumuluar në kaq vite, tre gjëra di t’i bëj. Të mbroj një interes publik, të bëj ligje dhe të kontrolloj qeverinë di ta bëj. Nëse nuk ka vend, s’ka vend nuk kemi çfarë të bëjmë nuk është kjo alternativa. Por ajo që është shqetësuese është kjo, edhe e kam një arsyetim, edhe pse nuk ka një propozim, apo edhe pse nuk kemi një bashkëpunim. Është sepse të gjitha partitë politike sot kanë ndërtuar një klimë bashkëpunimi me njerëz, pa sy, pa veshë e pa tru, kjo është thelbi i gjësë dhe u bë vite kështu. Cilido mendon me mendtë e veta ka një CV të keqe në ambientin partiak. Unë nuk kam nevojë të quhem opozitar, nuk më joshin këto tema. Kam menduar dhe mendoj gjithmonë me mend e mia, flas me gojën time, flas me sytë e mi dhe dëgjoj me veshët e mia.

Denis Dyrnjaja: Më lejo që të bëj në fund fare, edhe një pyetje që shpresoj të jetë e shkurtër. Në të njëjtën ditë, jo në të njëjtën orë, sepse nuk besoj që do të jetë deri në këtë marrëzi fantazia. Ju merr në telefon, Lulzim Basha, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi dhe ju thotë: “Ylli Manjani, do të vish të kandidosh për LSI-në. PD-në apo PS-në, kë do të zgjidhje.

Ylli Manjani: Cilindo që ka në planin e tij dhe të saj idenë e rithemelimit të republikës evropiane të Shqipërisë, unë jam i gatshëm të kandidoj në të gjitha kapacitetet.

Denis Dyrnjaja: Deri tani këto e kanë ndonjëri?

Ylli Manjani: Deri tani nuk e kam parë askund.

Top Channel