Mjeku i jep “ok”/ Trump negativ- ekspertët nuk e besojnë!

13/10/2020 10:59

10 ditë pasi Donald Trump u prek nga koronavirusi, mjeku i shtëpisë së Bardhë tha se presidenti ka rezultuar negative e nuk paraqet më rrezik për ta përcjellë sëmundjen.

Vetëm disa orë përpara se Trumpi t`i rikthehej fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW, dhe ka dalë vazhdimisht negativ. Në këtë mënyrë, ekipi mjekësor i tij doli në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”.

Shumë shpejt pas kësaj, Trumpi iu rikthye fushatës me një tubim në Sanford, të Floridës ku elektrizoi turmën duke I premtuar fitore. Mijëra mbështetësve, shumë nga të cilët nuk mbanin maskë, ai u tha se do t`u jepte nga nje puthje te madhe. Disa ekspertë kanë shprehur dyshime mbi testin e Abbott BinaxNOË , i cili sipas tyre nuk është provuar mjaftueshëm dhe nuk dihet sa saktë e tregon rezultatin. New York Times thotë `Abbott BinaxNOW’ kushton vetëm 5 dollarë dhe zbulon praninë e një proteinë të prodhuar nga COVID-19.Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA