Aktori Laert Vasili mbrëmjen e sotme në “Open” tha se pjesëmarrja e artistëve në politikë është shumë e domosdoshme.
Por ai ka kundërshtuar kandidimin duke theksuar se kur një artist merr pjesë dhe është anëtar atëherë kauza është tradhtuar.
“Nëse do të shikojmë fjalën politikë me fjalën ‘politik’ do të thotë qytetari, shkojmë tek origjina. Një qytetar me bindjen e vet dëshiron që të kontribuojë. Këtu nuk ka asnjë të keqe, e keni parë edhe jashtë që nga figura të rëndësishme si Robert de Niro marrin pjesë. Angazhimi i artistit në politikë është më se i domosdoshëm. Pjesa tjetër është kandidimi, kur një artist merr pjesë dhe është anëtar atëherë kauza është tradhtuar. Budina ka qenë më parë në PD, kur aty vinin partitë opozitare,aty ishte këshilli kombëtar i PD, aty nuk kishte një kauzë qytetare, u uzurpua nga PD-ja, kauza nuk ishte e qytetarëve por e PD-së”, tha Vasili.
Top Channel