Kombëtarja e Kosovës niset për në Greqi, mungojnë Berisha, Zeneli dhe Zhegrova

13/10/2020 11:58

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

FOTO GALERI
1/15
Edon Zhegrova

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA