Kryeministrit Edi Rama në komunikimin e përjavshëm me gazetarët me në fokus ekonominë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë bujqësinë.

Sipas kryeministrit, nafta për bujqësinë do të zhveshet nga tre taksat që rëndonin më parë, atë të akcizës, qarkullimit dhe karbonit. Sipas Ramës fermerët duhet të regjistrohen me NIPT ndërsa rimbursimi do të bëhet direkt.

“Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm , nafta karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksën e karbonit dhe pa taksën e qarkullimit. Sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jetë nga shteti. S’do të ketë histori me fatura për rimbursim. Se u kthyer dikur në skena skandaloze me furnizim benzash me zë të lartë. Me këtë u japim mundësi fermerëve me NIPT pa rëndesa fare. Ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do harxhojë fermeri për barrën 50% mbi çmimin do jepet falas.” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA