Kakomeja, paditet Shaban Memia/ Banorët e Nivicës: Ia dha gjirin një projekti për fshat turistik fantazmë

13/10/2020 12:19

Shaban Memia, ish kreu i aluzinit ne kohen qe PD ishte ne pushtet, u kallëzua penalisht për gjirin e Kakomesë.

Ai akuzohet nga banorët e fshatit Nivicë se privatizoi 15 vite më parë pronat e tyre duke ia dhënë një biznesmeni për një fshat turistik fantazmë.

20 hektarë nga 110 hektarë që rrethuar biznesmeni sipas tyre u përkasin banorëve të fshatit. 1005 banorë të fshatit Nivicë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Sarandës, Shaban Meminë po ashtu edhe tre prokurorë të Sarandës pasi ka dy vite që mbajnë peng dosjen e Kakomesë.

Para depozitimit të kallëzimit penal, banorët e Nivicës, protestuan para Prokurorisë së Sarandës duke i kërkuar ndihmë kryeministrit të ndërhyjë për ta zgjidhur këtë çështje. Banorët pretendojnë se në mënyrë të qëllimshme ASHK Sarandë nuk ju ka dhënë certifikatat.

Në total banorët e Nivicës zotërojnë AMTP për rreth 464 ha tokë por ende asnjë banor nuk ka dokumenta pronësie.

Komuniteti i Nivicës përfaqëson një rast unik të përpjekjeve për të regjistruar pasurinë përfshi këtu dhjetëra seanca gjyqësore, protesta dhe sorollatje nga një institucion në tjetrin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA