Ishte i dënuar dhe shpallur në kërkim, arrestohet duke kaluar kufirin për në Mal të Zi (Emri)

13/10/2020 14:35

Një person është arrestuar gjatë mesditës të kësaj të marte (13.10.2020) nga Policia Kufitare në Muriqan.

Shtetasi Kristjan Makaj, 29 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte i shpallur në kërkim.

29 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër, me 2 vite e 5 muaj burg për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Makaj po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar në Mal të Zi dhe gjatë kontrollit të detajuar të dokumentave ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel