Ishte bllokuar pas rrëshqitjes së dheut/ Aksi rrugor Qukës-Librazhd i hapur për qarkullim

13/10/2020 18:44

Aksi rrugor Qukës-Librazhd tek Ura e Bushtricës tashmë është i hapur për qarkullimin.

Më herët në këtë aks ka pasur rrëshqitje të dheut në një pjesë të rrugës.

Pas konstatimit kontraktori ka marrë të gjitha masat me mjete dhe punëtorë dhe ka bërë pastrimin e plotë të këtij segmenti rrugor.

Tashmë aksi është i hapur për qarkullimin e automjeteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel