28/11 15:31
Koronavirusi shkakton panik edhe në Xhiron e Italisë. Pas pozitivitetit të Simon Yates, dy çiklistë të tjerë dhe gjashtë anëtarë të stafit rezultuan të infektuar me COVID-19. Çiklistët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për opinionin publik, janë një nga skuadra “Sunweb” dhe një nga “Jumbo-Visma”.
Garuesit u janë besuar mjekëve të ekipeve përkatëse, që urdhëruan masat e izolimit. Ndërsa gjashtë anëtarët e tjerë të stafit, katër i përkasin “Mitchelton-Scott”, një i skuadrës “Ag2r-La Mondiale” dhe një tjetër “Ineos Grenadiers”. Edhe për ta është zbatuar protokolli, pra janë vendosur në karantinë.
Top Channel