‘Imuniteti i tufës’, OBSH: Sjell vdekje të panevjshme

13/10/2020 02:24

Kreu i OBSH, ka kritikuar mbështetësit e teorisë së ‘imunitetit të tufës’ në pandemi. Imuniteti i tufës ndodh kur një pjesë e madhe e komunitetit bëhet imune ndaj një sëmundjeje, duke ndërprerë kështu transmetimin dhe duke mbrojtur ata që nuk janë imunë.

Imuniteti i tufës mund të arrihet përmes vaksinave ose kur një numër i mjaftueshëm njerëzish janë shëruar nga një sëmundje dhe kanë fituar rezistencë ndaj infektimeve të ardhshme. Duke qenë se asnjë vaksinë koronavirusi nuk është miratuar ende, disa kanë ngritur argumentin e imunitetit të tufës duke lejuar përhapjen e virusit. Por, në një konferencë për shtyp, shefi i OBSH e quajti këtë tezë shkencërisht dhe etnikisht problematike.

‘Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufës nuk është përdorur si një strategji për të reaguar ndaj një shpërthimi. Jo më një pandemie. Është shkencërisht dhe etnikisht problematike’- tha kreu i OBSH.

Ai shtoi se pasojat afatgjata të koronavirusit janë ende të panjohura dhe se nuk është e qartë se sa i fortë apo sa zgjat imuniteti tek njerëzit. Lejimi i Covid-19 të qarkullojë pa kontroll do të thotë lejim i infektimeve, vuajtjeve dhe viktimave të panevojshme.

Top Channel