Është një nga resurset turistike më të rëndësishme në Shqipëri duke pritur çdo vit mijëra turist, por në këto 30 vite ne Theth, asnjë banor nuk ka certifikatën e pronësisë për tokat që i trashëgojnë brez pas brezi.

Të detyruar për ti hapur dyert turisteve të shumtë ata kane riparuar godinat dhe kanë shtuar kapacitetet mikpritëse por të gjithë pronarët në këto vite janë proceduar penalisht dhe janë gjobitur.

Pas disa kërkesave drejtuar pushtetit vendor dhe atij qendror për të ndërtuar një argjinature për lumin e fshatit dhe ne mungese të një përgjigjeje, familja Berishta ndërtoi vete një të tille për të shpëtuar bujtinat qe i rrezikoheshin nga lumi por u gjobiten dhe u proceduan penalisht.

Nëse banoret e kësaj zonë nuk do të investonin, atëherë turizmi në këtë park kombëtar nuk do të ishte i zhvilluar dhe nuk do të kishte kapacitete për të mirëpritur mijëra turistë për çdo sezon turistik. Prandaj ministria dhe agjencia e Kadastrës duhet që sa me parë të gjejnë një zgjidhje.

Klodian Zhivani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA