Gjobat për maska/ Rama: Cila mendje do të rrezikonte një mbyllje tjetër…

13/10/2020 14:06

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me në fokus bujqësinë, është rikthyer tek hyrja në fuqi e urdhrit për mbajtjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Rama ka thënë se nuk duhet që të jetë gjoba motivi për të vënë maskën, pasi nëse këto maska nuk vendosen do të rrezikohet një mbyllje tjetër.

“Po do të jenë të detyrueshme për të gjithë. Nuk është gjoba motivi pse të mbahet maska. Motivi kryesor është se edhe jashtë nga unë i pari, që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër. Do të ishte shumë e rëndë për të gjithë. Nuk e kuptoj cila mendje që për këtë bezdi të rriskosh një goditje si ajo e mbylljes së detyruar. Nuk është çështja fare tek gjoba” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA