Maska me detyrim në ambientet publike është një masë, që po zbatohet si në vendet fqinje edhe në ato të Europës Perëndimore si Gjermani, Spanjë, Francë etj.

Popullata ka nevojë të dijë sa më shumë informacion, ndërkohë, që të enjten, më 15 tetor 2020, hyn në fuqi Akti Normativ.

Eugena Tomini: Duke parë përhapjen, rastet e shtuara pozitive, vdekshmërinë e lartë, mungesën e vaksinës dhe ndërgjegjësimin e paktë të popullatës, jo vetëm këtu, por edhe në Europë, u pa e arsyeshme kjo masë. Është një situatë me pak anë të njohura. Bota po ecën hap pas hapi, me masa ndaj këtij virusi të panjohur, tinzar.

Gjoba nuk është caktuar ende, por do të jetë diku tek 3000 lekët e reja, për këdo, që kapet në shkelje të aktit normativ. Ajo do të merret përmes faturës së energjisë. Megjithëse qarkullojnë shumë meme nëpër rrjetet sociale, që satirizojnë deklaratat e ekspertëve tanë në mars, kur theksonim mos mbajtjen e maskave dhe të deklaratave tani, kur bëhet e detyrueshme edhe në publik, unë do të thosha, që mediat sociale kanë punën e tyre e ne tonën. Nuk kishim këto njohuri për virusin atëherë, siç i kemi tani. Ne do të vazhdojmë me masat për ruajtjen maksimale të shëndetit të popullatës sonë.

Top Channel