Tom Parker

Këngëtari i “The Wanted”, Tom Parker i ka prekur të gjithë me një lajm të keq.

Tom Parker, një këngëtar britanik i cili kaloi pesë vjet si pjesë e grupit të njohur The Wanted, ka zbuluar se ai ka një tumor në tru të pashërueshëm.

32-vjeçari u tha fansave se ai ka një tumor glioblastoma të shkallës së katërt dhe është duke u trajtuar.

Parker, i cili njoftoi në fillim të këtij viti se ai dhe gruaja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

“Ne jemi të gjithë absolutisht të shkatërruar, por ne do ta luftojmë këtë gjatë gjithë rrugës. Ne nuk duam që ju të trishtoheni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion”, tha ai.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA