Fotot/ Behgjet Pacolli ndërton “Sarandën” në Kazakistan: Projekt modern, ku do vendosen kazakët e pasur

13/10/2020 21:29

Behgjet Pacolli po ndërton “Sarandën”  në Kazakistanin e largët.

Në një postim në Facebook, teksa krenohet me këtë projekt, Pacolli jep edhe arsyet pse zgjodhi ta pagëzojë me këtë emër.

“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana) ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës.

Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë!“, shkruan Pacolli.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel