(Fotot) Athinë/ Në banesën e çiftit shqiptar gjenden 102 kg heroinë, shpallen në kërkim të dyshuarit

13/10/2020 10:28

102 kg heroinë u sekuestruan  në një banesë në qendër të Athinës.

Policia thotë se lënda narkotike u gjet në një banese në vendin e quajtur Stathmos Larisis,shumë pranë qendrës së kryeqytetit helen, në një banese të marrë me qira prej dy personave për të cilët thonë se janë një çift, të dyshuar se janë shtetas shqiptarë.

Ata e kishin marrë banesën me qira në datën 24 shtator dhe shkoni shumë pak aty.

Pikërisht, kjo ka nxitur  dyshimet e pronarëve të banesës,të cilët kanë raportuar dyshimet e tyre në polici.

Në vazhdim u vërtetua se për marrjen me qira ishin përdorur dokumente të falsifikuara, çka shtoi dyshimet e agjentëve,të cilët pasi e monitoruan për disa  orë atë,ndërhynë duke bërë të mundur sekuestrimin e heroinës.

Prej shenjave të gishtave të marra në banesë, janë gjetur dhe shpallur në kërkim edhe të dyshuarit për këtë trafik.  Mësohet se ata janë shtetas shqiptarë, por për momentin ende nuk janë arrestuar.

Kujtojmë se sot në Peloponez u kap një skaf me ngarkesë kanabisi nga autoritet greke, ku në pranga ranë dy persona. Thuhet se droga vinte nga Shqipëria.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA